Publikohet fotografia e 30-vjeçarit që u gjet i vdekur në Ferizaj

Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Saraishtë të komunës së Ferizajt. Sipas mediave lokale bëhet fjalë për Dardan Osmanin.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia rajonale e Ferizajt.

Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

Zëdhënësi Kanun Veseli i tha Gazetës Express se rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML.

“Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fsh. Saraishtë të Ferizajt është një rast i vetëvrasjes. Hetuesit dhe krimteknikët Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Tehemelore e Ferizjat i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim dhe trupi i pajetë me inicialet D.O (M/K) i moshës 30 vjeçar është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Veseli për Express.

LEXO EDHE: