Publikohet fotografi e pa parë deri më tash e Thaçit gjatë studimeve në Zvicër

Ismail Syla, ish këshilltar i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e ka publikuar një fotografi të paparë deri më tash të Thaçit.

Fotografia është shkrepur në Zvicës, në vitin 1996, shkruan Ballkani.info.

“Saint Gallen, Zvicër, 1996, historiani Hashim Thaçi pajiset me certifikatën e gjuhës gjermane. Pastaj vijon studimet për master në Zürich…”, ka shkruar Syla.

Thaçi dha dorëheqje të ejten e 5 nëntorit pasi Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën ndaj tij.

Ai tha se për shkak se nuk dëshiron të shkojë para Dhomave të Specializuara si president i Kosovës, jep dorëheqje nga kjo pozitë.

“Ashtu, siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës. Prandaj, për të mbrojtur integritetin e presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës , popullit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin edhe me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi. /Ballkani.info/