Publikohet dueti me ritme verore ndërmjet Majk dhe Ledrit

Ka ardhur dueti i shumëpritur ndërmjet Majk dhe Ledri Vulës, i titulluar “Marr”.

Javë më parë, dy reperët nxitën spekulime se janë duke bashkëpunuar përmes shpërndarjes së fotografive me përshkrim të njëjtë.

Dhe më pas u konfirmua se janë në përgatitje të projektit të ri muzikor, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

(Foto: Instagram/majk)

Dy reperët e kanë shkruar tekstin e këngës, e cila është realizim i Bigdeal Records që e ka bërë muzikën dhe produksionin.

Për anën vizuale është kujdesur Entermedia që e ka xhiruar videoklipin e “Marr”.