Gjatë 24 orëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konfirmuar 31,905 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin me më së shumti raste shkoi në 2,220,961, raporton “CNN” .
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 691 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 119,112.
Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e ShBA-së dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë, si për numrin e personave të infektuar, ashtu edhe për shifrën e viktimave.







