Publikohet bilanci i fundit nga koronavirusi në Gjermani

Janë konfirmuar edhe 362 raste të reja me kronavirusit në Gjermani përgjatë 24 orëve të fundit.

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 362 raste të reja të të infektuarve me Coronavirus, shkruan “Reuters” transmeton ballkani.info

Përveç infektimeve, gjatë kësaj periudhe në shtetin gjerman janë shënuar edhe 47 viktima të reja, teksa numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë shtet shkoi në 8,349.

Në anën tjetër, shifra e të prekurve ka shkuar në 179,364 dhe është një prej më të lartave në Evropë. /Ballkani.info/