Publikohet albumi i plotë, PINT dhe Blleki sjellin ‘Blleklist’

Blleki ka publikuar albumin e tij të plotë.

Anëtari i PINT, reperi i njohur me emrin Blleki sapo ka nxjerrë albumin e tij të plotë.

Albumi me emrin ‘Blleklist’ përmban plot 15 këngë të reja.

‘Blleklist’ është publikuar edhe në Youtube, ndërsa përveç shumë këngëve të vet reperit, përmban edhe bashkëpunime me anëtarët e tjerë të PINT, ndër ta edhe nga një këngë me Mc Kreshën e Lyrical Son.

Ky është ndër albumet e pakta që po realizohen nga artistët shqiptarë, por jo edhe me PINT, të cilët po ndryshojnë gjërat në industrinë tonë muzikore.

Së shpejti pritet të publikohet edhe albumi i paralajmëruar nga dyshja Kresha dhe Lyrical Son, United States of Albania.