Publikohen video të hajdutëve duke kryer vjedhje spektakolare (VIDEO)

Policia italiane ka bërë publike serinë e vjedhjeve të një grupi prej 8 shqiptarësh, “të specializuar” në vjedhjen e dyqaneve dhe banesave të ndryshme në zonat e Beneventos, Latinas, Salerno e Frosinones.

I gjithë grupi ka rënë në pranga nga policia, e cila i ka nisur hetimet që në gusht të vitit 2017 për shkak të vjedhjeve alarmante që po ndodhin nëpër banesa. Grupi i hajdutëve shqiptarë fillimisht inspektonte zonën dhe më vonë rikthehej për të bërë goditjen.

Në videon e mëposhte të publikuar në median italiane duken momentet sesi shqiptarët mundohen të çajnë qepenin e dyqanit përmes një furgoni dhe më pas hyjnë brenda e vjedhin.

Në median italiane është vënë në dukje se grupi i shqiptarëve përdoret dhe një gjuhë të fshehtë për të “keqinformuar” hetuesit, pasi ata e dinin rrezikun se mund të përgjohenin në celularët e tyre.