Publikohen shpenzimet e zëvendësministrave të Xhelal Sveçlës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka shpenzuar mbi 6 mijë euro për dreka e mëditje për udhëtimet jashtë vendit, nga fundi i marsit deri më 31 dhjetor 2021.

Kurse, shefja e kabinteti të tij Jeta Tela ka shpenzuar 5 mijë e 174 euro për dreka e mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

Kurse të dy zëvendësministrat e Sveçlës, Bardhyl Dobra dhe Blerim Gashani kanë shpenzuar mbi 2 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Dobra ka shpenzuar në total 1 mijë e 864 euro kurse Gashani 934 euro.