Publikohen shifrat e të vdekurve dhe të plagosurve nga bombardimet e fundit në Kharkiv

Granatimet e fundit në qytetin Kharkiv kanë lënë të vdekur një grua civile dhe 31 të plagosur.

Kjo është bërë e ditur nga Këshilli i qytetit.

Të plagosurit përbëhen nga 15 ushtarakë dhe 16 civilë, sipas këshillit të qytetit në në deklaratë për media.

Gjatë ditëve të fundit, janë regjistruar 44 të plagosur, përfshirë 20 ushtarakë dhe gjithsej shtatë të vrarë.

Shtatë viktimat përfshijnë dy ushtarakë dhe pesë civilë, transmeton lajmi.net.

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur me suksese një avancim rus, të dielën në fushën ajrore strategjike pranë Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka qenë nën sulm pothuajse të vazhdueshëm.