Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë, ulet rezultati mesatar
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë.
MASHTI përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se arritshmëria mesatare ka qenë 50.75 për qind, përcjell Demokracia.com.
“Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe – 57.5, Gjuhë angleze – 74.1, Histori – 42.1, Gjeografi – 50.5. Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 përqind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8, Informatikë – 52.1, Fizikë – 45, Kimi – 41.3 dhe Biologji – 51.2”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
MAShTI publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë – arritshmëria mesatare 50.75 përqind
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasët e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50.75 përqind.
Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe – 57.5, Gjuhë angleze – 74.1, Histori – 42.1, Gjeografi – 50.5.
Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 përqind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8, Informatikë – 52.1, Fizikë – 45, Kimi – 41.3 dhe Biologji – 51.2.
Testit të Arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasëve të nënta.