Publikohen provat e vaksinës ruse, shkencëtarët ngrenë akuza për të dhëna të pasakta

Presidenti Vladimir Putin kohët e fundit njoftoi se një ekip i shkencëtarëve rusë ka arritur të zhvillojë një vaksinë për COVID-19 dhe se përdorimi i saj ishte miratuar nga autoritetet rregullatore, të paktën nga ato ruse.

Sidoqoftë, lajmi shqetësoi disa shkencëtarë dhe mjekë në të gjithë botën pasi testet njerëzore të vaksinës  të quajtur me nofkën Sputnik V , kishin filluar disa muaj para njoftimit të Putinit.

Shkencëtarët tani kanë zbuluar disa anomali të dukshme.  Grafikët që tregojnë nivelin e përgjigjes imune në njerëz të ndryshëm, në pika të ndryshme kohore pas marrjes së vaksinës, duket se tregojnë modele të përsëritura të të dhënave.

Dr Christoffer van Tulleken, një profesor i asocuar në University College London,  tha se ky numër i parregullsive i shtohen një serie rastësish që duken jashtëzakonisht të pamundura.

“Ky numër i parregullsive i shtohen një serie rastësish që duken jashtëzakonisht të pamundura.  Mund të ketë një shpjegim të thjeshtë, por e gjitha kjo minon besimin e publikut tek vaksina”– tha ai.

Dr Denis Logunov, i institutit kërkimor të Moskës, i cili zhvilloi vaksinën, tha:

‘Ne i mohojmë kategorikisht akuzat për të dhëna të pasakta statistikore të botuara në The Lancet.’

Rusia ishte vendi i parë që miratoi një vaksinë pas vetëm disa muajsh provash dhe Presidenti Vladimir Putin njoftoi se ishte vajza e tij ajo që e provoi e para vaksinën.