Publikohen pamjet pas përleshjes në nëndegën e LDK-së në lagjen Mati (VIDEO)

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon zgjedhjet e brendshme të degëve të saj.

Pas përleshjeve fizike në disa qytete të Kosovës, rrahjet kanë vazhduar edhe në kryeqytet.

Në nëndegën e lagjes Mati, është shënuar edhe një incident ku rasti ka eskaluar në përplasje fizike dhe gjuajtje me karrige.

Dëshmitarët e ngjarjes i kanë thënë Ballkani.info se disa persona janë shoqëruar për në polici. /Ballkani.info