Publikohen pamjet nga vendi ku po trajtohen disa nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod.

Në këtë aksident të rëndë dhjetë persona mbetën të vdekur, 15 pësuan lëndime të rënda, ndërsa 14 persona mbijetuan pa lëndime.

Personat e lënduar janë transportuar për në spitalin në Slavonski Brod për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa ata të cilët shpëtuan pa lëndime të rënda janë strehuar dhe përkujdesur në objektin Pansion Antonio në këtë qytet që ofron shërbime hotelierike.

Një bashkëatdhetar me emrin, Tun Tunaj, ka publikuar video nga vendi ku po trajtohen disa nga personat që morën lëndime si pasojë e aksidentit.