Janë publikuar pamjet nga momenti kur është rrahur brutalisht biznesmeni nga Istogu, Ylber Blakaj. Më 2 prill, multimilioneri nga Istogu, Ylber Blakaj është rrahur fizikisht nga dy persona që tashme ndodhën në burg.

Naser Rraci dhe Leutrim Muliu janë arrestuar për rrahjen e biznesmenit. Ata shihet edhe në video se si kanë hyrë brenda një lokali ku ishte duke qëndruar Ylber Blakaj dhe e sulmojnë fillimisht me grushte e pastaj me armë e godasin mbrapa kokës.

Rasti po hetohet nga Prokuroria e Pejës

Policia e Kosovës kishte njoftuar se rrahja ka ndodhur mbrëmjen e 2 prillit rreth orës 19:00, derisa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë motivi i sulmit.

Sipas policisë, tashmë dy personat e dyshuar për rrahjen e biznesmenit, Ylber Blakaj ndodhen prapa grilave. Pas hetimeve të zhvilluara, i dyshuari Leotrim Mulsiu ishte arrestuar më 04.04.2025, ndërsa i dyshuari i dytë, Naser Rraci është arrestuar më 07.04.2025.