Janë shfaqur pamjet e Julian Assange pasi ai u lirua nga burgu mes një marrëveshjeje të raportuar për pranimin e fajësisë me Shtetet e Bashkuara.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një përmbledhje pamjesh ku përfshihet Assange që hyn në një aeroplan privat për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar.
Aty, Assange me sa duket po udhëtonte në një makinë, por fytyra e tij nuk shfaqet pasi kamera fokusohet në rrugën përpara.
Ndërkohë në pjesën tjetër paraqitet 52-vjeçari i ulur teksa mban në duar një stilolaps dhe letër, me gjasë duke plotësuar një dokument.
Ai dëgjohet duke i bërë një pyetje një burri aty pranë, i cili është jashtë kamerës, ndërsa një grua e ulur pranë Assange po shkruan gjithashtu diçka.
Julian Assange boards flight at London Stansted Airport at 5PM (BST) Monday June 24th. This is for everyone who worked for his freedom: thank you.#FreedJulianAssange pic.twitter.com/Pqp5pBAhSQ
— WikiLeaks (@wikileaks) June 25, 2024
Më vonë Assange, i veshur me xhinse dhe një këmishë me kopsa, i afrohet një aeroplani në aeroportin Stansted të Londrës pa asnjë kufizim të dukshëm dhe ngjit shkallët për të hipur në aeroplan rreth orës 17:00 me orën lokale.
JULIAN ASSANGE IS FREE
— WikiLeaks (@wikileaks) June 24, 2024
Julian Assange is free. He left Belmarsh maximum security prison on the morning of 24 June, after having spent 1901 days there. He was granted bail by the High Court in London and was released at Stansted airport during the afternoon, where he boarded a…
“Kjo është për të gjithë ata që punuan për lirinë e tij: faleminderit”, shkruhej në mbishkrimin e Wikileaks.
Themeluesi i WikiLeaks do të shmangë burgun në SHBA pasi thuhet se ka arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë me Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara.
Thuhet se Assange do të pajtohet me një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët e Departamentit të Drejtësisë, e cila do ta lejojë atë të lirohet pasi ai u përball me akuza penale duke përfshirë marrjen dhe zbulimin e supozuar të informacionit të klasifikuar që u shfaq në faqen e WikiLeaks në vitin 2010.
Ndërsa marrëveshja e pranimit të fajësisë ende duhet të miratohet nga një gjykatës federal, prokurorët po kërkojnë një dënim 62 muajsh për Assange pasi u deklarua fajtor, që përbën periudhën kohore që ai ka kaluar tashmë në burg në Mbretërinë e Bashkuar.
WikiLeaks megjithatë lëshoi një deklaratë ku tha se Assange ishte rrugës për në Australi.
“Julian Assange është i lirë. Ai u largua nga burgu i sigurisë maksimale në Belmarsh në mëngjesin e 24 qershorit, pasi kishte kaluar 1901 ditë atje”, thuhej në deklaratën e publikuar për X të martën në mëngjes (me orën australiane).







