Publikohen pamjet e aksidentit, ky është polici i Kosovës që vdiq dje

Një zyrtar policor humbi jetën dje në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Mitrovicë-Zveçan.

Rasti u konfirmua nga Policia që njoftoi se polici ishte jashtë detyrës zyrtare me veturën e tij kur u përfshi në aksident.

Polici që vdiq në këtë aksident trafiku është Zoran Aksentijeviq, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe humbi jetën, raporton Sinjali.

Vetura e tij sipas pamjeve që ka dërguar sinjalizuesi është bërë demoluar tërësisht pasi u përplas me një automjet tjetër.