Pamje të reja janë publikuar pak minuta para se Agon Zjenullahu, 27-vjeçari nga Lipjani, të vdiste në duart e Policisë së Kosovës.
RTV Dukagjini ka publikuar pamje ekskluzive pak minuta para se Zejnullahu të “kapej” nga Policia e Kosovës.
Në pamjet prej disa minutave, shihet se Zejnullahu kishte ‘sulmuar’ një makinë, duke u futur me dhunë brenda saj, ndërsa pas saj kishte ‘sulmuar’ edhe makinën e Policisë së Kosovës.







