Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar sot liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky takim ka ndodhur pak para darkës joformale që ka organizuar me ta, ku mori pjesë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.-

Tashmë janë publikuar edhe fotografitë nga takimet e Borrellit me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Si përfaqësuese e Kosovës në këtë darkë ka qenë Ministrja Donika Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Albin Kurti, gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpos Ministres Gërvalla, Borell është takuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski si dhe me anëtarin e presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.