Publikohen listat e nxënësve fitues për 5 komuna

Pas përfundimit të garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në nivel komunal, sot janë publikuar listat e nxënësve fitues të kësaj edhe për 5 komuna tjera.

Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin komunal përfshin mbi 2,000 fitues.

Pas garës në nivelin e shkollave komunat kanë zhvilluar garën e fazës së dytë nga e cila komuna e Prizrenit ka 92 fitues, komuna e Skënderajit 48 fitues, komuna e Fushë Kosovës 33 fitues, komuna e Shtimes 83 fitues dhe komuna e Deçanit 83 fitues. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 339

Gara nacionale në Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik ka mbledhur nëpër komuna nxënës nga të gjitha shkollat të cilët kanë shprehur aftësitë e tyre individualisht apo në grupe në fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

Për nxënësit në komunat të cilat kanë vetëm nga një shkollë nuk kanë zhvilluar garë komunale dhe rrjedhimisht për këtë nivel nuk do të shpërndahen shpërblime për garën komunale por vetëm për atë shkollor. Megjithatë, duke u bazuar në udhëzuesit për garë nxënësit fitues nga niveli shkollor janë kualifikuar direkt në nivelin republikan të garës.

Gara në Nacionale në kreativitet ka mobilizuar Drejtoritë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit si dhe shumë akterë tjerë kanë punuar shumë për të zbatuar suksesshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.

Prizren

Skenderaj

Fushë Kosovë

Shtime

Deçan