Publikohen fotografitë: Radojçiq para dy muajsh në tubim me ministrin e Qeverisë, Goran Rakiq dhe Vuçiqin

Janë publikuar disa fotografi ku kryemafiozi serb, Milan Radojçiq shihet në një tubim në Rashkë në tetor të këtij viti, bashkë me Listën Serbe dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Shefi i Kabinetit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka publikuar këto fotografi të Radojçiqit në tubimin e Vuçiqit, ka thënë se ai është instrument i regjimit të Vuçiqit për të kryer aktivitete kriminale.

“Radoiçiq, kreu i grupit kriminal në veri të Kosovës, është instrument i regjimit të Vuçiqit të Serbisë për të kryer aktivitete kriminale, politike dhe destabilizuese në Kosovë”, ka shkruar Vela.

Aty shihet edhe ministri i Qeverisë Kurti, Goran Rakiq.