Paris

Publikohen fotografitë bardhezi të Parisit në vitet 30 dhe 40

Janë publikuar fotot që  janë realizuar nga fotografi i famshëm francez Roger Schall. Këto foto janë realizuar gjatë viteve ’30 dhe ’40, kryesisht në Paris.

Artisti ka punuar në të gjitha disiplinat e fotografisë së modës, portretet, aktualitetin, jetën e banorëve të Parisit dhe reportazhe të shumta fotografike që janë botuar në revistat më të mira ndërkombëtare si “Vu”, “Vogue”, “Life” dhe “Paris-Match”.

Ai ka mbuluar shumë ngjarje aktuale dhe në veçanti e ka përqendruar vëmendjen e tij në jetën në Paris, subjektin e tij të preferuar.

Mediat e huaja vënë në pah se nga qershori i vitit 1940 deri në gusht të vitit 1944.  Schall fotografoi kryeqytetin francez të pushtuar nga gjermanët, duke i fshehur negativët e tij në mënyrë që ata të mos gjendeshin. Ai gjithashtu dokumentoi Parisin e pasluftës dhe vazhdoi të punonte si fotograf në vitet 1970. Ai e braktisi fotografinë në vitin 1967, duke i kushtuar vëmendje pikturës dhe administrimit të arkivave të tij, që përfshinte rreth 100,000 imazhe.