Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë ka publikuar kandidatët për deputetë.
LVV në Pejë ka mbajtur mbledhjen e këshillit ku janë prezantuar kandidaturat për deputetë.
Siç ka bërë të ditur LVV, deputet që garojnë në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje janë: Ali Lajçi, Bashkim Nurboja, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Hidajete Nikçi, Hivzi Muharremi.
Postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE!- Qendra në Pejë ka mbajtur Mbledhjen e Këshillit të Qendrës ku janë prezantuar kandidaturat për deputetë.
Duke respektuar demokracinë e brendshme, statutin dhe rregulloret e brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, delegatët kanë votuar për kandidatët e tyre.
Kandidatët e përzgjedhur për deputetë nga Qendra e Pejës që kalojnë në Këshillin e Përgjithshem të Lëvizjes dhe me pas për certifikim nga KQZ-ja janë:
Ali Lajçi
Bashkim Nurboja
Fatmire Mulhaxha Kollçaku
Hidajete Nikçi
Hivzi Muharremi
Suksese të gjithë kandidatëve të përzgjedhur.
Na priftë e mbara!







