Publikohen emrat e 9-të drejtorëve të rinj në Klinikat e QKUK-së

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë përzgjedhur nëntë drejtor të klinikave.

Janë publikuar sot rezultatet e konkursit të fundit për drejtor të klinikave në QKUK, ku janë përzgjedhur nëntë udhëheqës.

Në Klinikën Infektive drejtor është përzgjedhur Arben Vishaj, pasi ka kaluar me 85 pikë në total nga testi me shkrim dhe intervista me gojë.

Gazmend Spahija do të jetë drejtori i ri i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv. Spahija u emërua në këtë pozitë si ud. pasi ish-drejtorit Nehat Baftiu i kaloi mandati. Spahija u zgjodh në këtë pozitë me 88,4 pikë. Kundërkandidat i tij ishte Rexhep Gjyliqi i cili mbeti i dyti me 69,3 pikë.

Klinika Emergjente poashtu është bërë me drejtor të ri. Naser Syla do të udhëheq këtë njësi pasi kaloi testin me shkrim dhe intervistën me gojë me 71,4 pikë.

Musa Hoxha do të jetë drejtor në Klinikën e Pulmologjisë. Ai ka kaluar me 64,8 pikë. Hoxha ishte emëruar u.d. drejtor në fund të vitit të kaluar pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Rukije Mehmeti.

Violeta Zatriqi do të udhëheq me Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Ajo ka fituar 92,8 pikë në konkurs.

Klinika e Biokimisë Mjekësore do të vazhdojë të udhëhiqet nga Shemsi Veseli. Ish-kryesuesi i Bordit Drejtues të SHSKUK-së para disa vitesh, ka fituar 52,6 pikë.

Neurokirurgjia poashtu është bërë me drejtor të ri. Besnik Elshani ka kaluar me 82,4 pikë. Gastroenterologjia do të udhëhiqet nga Fitore Komoni-Bejta e cila rezultoi e para me 77 pikë.

Merita Emini-Sadiku është drejtoresha e re e Klinikës së Endokrinologjisë. Ajo fitoi 92 pikë në testin me shkrim dhe intervistën me gojë.

Kujtojmë se në këtë konkurs ka qenë e hapur edhe pozita për drejtor të Neurologjisë, por kandidati Rushit Jashari nuk i ishte nënshtruar testit me shkrim. Ndërsa ORL asnjëri nga tre kandidatët Abdurrahman Zogaj, Arsim Behramaj dhe Xhevdet Latifi nuk e kaluan testin.

Konkursi për Kardiokirurgji ishte anuluar pasi pritet të ketë ndryshime në Statutin e QKUK-së.

Ndërkaq në shtator janë përzgjedhur edhe 12 drejtorë të tjerë si në vijim:

Pediatri Violeta Grajqevci-Uka, Kardiologji Lulzim Kamberi, Kirurgji Vaskulare Hajriz Rudari, Kirurgji Maksillofaciale Mergime Prekazi, Mikrobiologji Greta Lila, Kirurgji Plastike Nazmi Kolgeci, Neonatologji Hajrije Ismajli, Nefrologji Mimoza Ukimeraj, Psikiatri Forenzike Shpend Haxhibeqiri, Fiziatri Valbona Krasniqi, Oftalmologji Ardian Shabani dhe Ortopedi Gani Jashanica.