Publikohen çmimet e derivateve për dy ditët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme.

Ministria ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

  1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74  €  për litër;
  2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.63  € për litër;
  3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër.