Greva e Arsimit ka lënë tash e shumë ditë pa orë mësimore nxënësit e vendit.
Sociologët dhe psikologët këtë fakt e shohin si pasojë të madhe në të ardhmen tek motivimi i nxënësve për të ecur përpara me mësime, shkruan Ballkani.info.
Psikologu Visar Sadiku u shpreh për Ballkani.info se ndërprerja e procesit mësimor nuk është e mirëseardhur përsa i përket edukimit formal të fëmijëve.
“ Shprehija e punës për arritje të metutjeshme në edukimin formal mund të zbehet duke e afektuar suksesin e nxenësve dhe njekohesisht grumbullimi i materialit i cili do te vijë si pasojë e ditëve të humbura do të ndikoje në uljen e motivit tek femijët dhe potencialisht do të stimuloje abstenimin e kryerjes se obligimeve ndaj shkollës andaj për këto arsye do te ishte e rekomandueshme të mos ketë ndërprerje të gjata”
Nga ana tjetër, Sociologu Ardian Gola për protalin tonë tha se nuk është shumë problematike humbja e orëve mësimore tash, por kompenzimi i tyre në kohë jo të përshtatshme në të ardhmen.
“ Prolongimi i pushimëve si pasojë e grevës mund të ndikojë në zbehjen e interesimit për arritjen akademike dhe në zhvillimin e sjelljeve të cilat me tutje mund ta demtojnë këtë proces e që vije si pasojë e kohës së tepërt në repertoarin ditor të femijëve dhe e pamundesisë së mbikqyrjes së prinderve për shkak te obligimeve të tyre lidhur me karrierën apo aktiviteteve të tjera” pohoi Sadiku.
Kujtojmë së Greva në Arsim ka hyrë në javën e tretë.
/Ballkani.info







