PSG-së s’i mjafton Messi dhe investimet milionëshe, Real Madridi e eliminon me rikthim të jashtëzakonshëm

Real Madridi e ka eliminuar Paris Saint-Germainin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

“Mbretërit” fituan me përmbysje 3:1 në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Heroi i Los Blancos ishte sulmuesi Karim Benzema që shënoi “het-trik”.

Në fakt, francezët ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 39-të me yllin Kylian Mbappe. Por, kjo ishte e gjitha nga ta.

Real Madridi nisi rikthimin në minutën e 61-të kur Benzema barazoi shifrat, ndërsa 15 minuta më vonë i njëjti kaloi madrilenët në avantazh.

Francezi vetëm dy minuta më vonë kompletoi “het-trikun” me golin e tretë.

Kësisoj, Real Madridi kalon në çerekfinale, kurse Paris Saint-Germaini edhe për një edicion tjetër përkundër investimeve të mëdha nuk arrin më larg se këtë fazë.