PSG pëson humbjen e parë në ligë

Paris Saint-Germaini ka pësuar humbjen e parë në Ligue 1 të Francës në edicionin 2018/19.

Skuadra e Thomas Tuchelit u mposht nga Lyoni në xhiron e 23-të me rezultat 2 me 1.

Angel Di Maria kaloi parisienët në epërsi në minutën e shtatë, por Lyoni si vendas u kthye me Moussa Dembelen e Nabil Fekirin.

PSG, pavarësisht humbjes, mbetet në pozitën e parë me 56 pikë të tubuara. Ajo ndiqet nga Lille që ka 46 dhe Lyoni që ka 43.