Ligue 1

PSG me përmbysje fiton ndaj Lille dhe vazhdon shkëputjen në krye të Ligue 1

Paris Saint-Germian vazhdon rrugëtimin në krye të Ligue 1, ndërsa bind me fitoren 3-1 ndaj Lille në javën e 21-ët.

Ishin miqtë ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Yazici që zhbllokoi sfidën në minutën e 6’.

Megjithatë vetëm katër minuta më pas Ramos barazoi për vendasit, teksa një autogol i Alexsandros në minutën e 17’ përmbysi rezultatin.

Ndërkohë goli i fundit dhe që vulosi këtë takim u realizua në minutën e 80’, me Barcola që bëri një super kalim dhe i dhuroi asist Kolo Muani-s, i cili e finalizoi topin në rrjetë.

Pas kësaj përballjeje PSG kryeson me 50 pikë, teksa Lille renditet në vend të katërt me 35 pikë.

Sa i përket sulmuesit të përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova luajti nga minuta e parë deri në të 67-ën. /Ballkani.info