Paris Saint-Germain

PSG do dy yjet e Barcelonës

Paris Saint-Germain ka ndërmend të përforcohet dhe për këtë arsye ka kthyer sytë nga Spanja, në shtëpinë e Barcelonas.

Skuadra franceze duket se ka kërkuar Jules Kounde dhe Hector Fort, duke arritur marrëveshjen për të parin, ndërsa i dyti konsiderohet i paprekshëm.

Siç ka bërë të ditur Catalunya Radio, emisarët francezë janë paraqitur në Katalonjë dhe po vlerësojnë edhe blerjen e mundshme të Fort, duke paguar klauzolën e fiksuar në 6 milionë euro.