PSG dhe Unitedi në ‘luftë’ për Bakayokon

Paris Saint-Germain dhe Manchester United thuhet se janë të interesuar të transferojnë mesfushorin francez të Chelseat, Tiemoue Bakayoko.

Bakayoko kaloi sezonin e fundit në huazim te Milani, duke bërë 42 paraqitje në të gjitha garat dhe duke u bërë njëri nga të preferuarit e tifozëve.

Megjithatë, Rossonerët zgjodhën të mos e përdorin opsionin e tyre prej 35 milionë eurosh për ta blerë përfundimisht mesfushorin francez.

Sipas mediumit RMC Sport, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo dëshiron një ribashkim me 24-vjeçarin, i cili është kthyer te Chelsea.

Por, ky medium paralajmëron se kampionët francezë përballen me konkurrencë nga Unitedi, të cilët janë ‘shumë të interesuar’ në lojtarin.

Djajtë e Kuq gjithashtu kanë ‘bërë kontakte’ me rivalët e tyre të Ligës Premier, të cilët nuk mund të regjistrojnë asnjë lojtar të ri këtë verë për shkak të ndalimit të transferimeve.

Chelsea pritet të marrë një vendim përfundimtar javën e ardhshme për Bakayokon, i cili kushtoi 40 milionë euro nga Monaco në verën e 2017.

loading…