Pse zbriti helikopteri në oborrin e QKUK-së, kjo është arsyeja

Sot një helikopter është parë duke ndaluar në hapësirën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Por ky helikopter në fakt është nga KFOR-i.

Zëdhënësja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Mirlinda Qyqalla ka bërë të ditur se KFOR-i është duke kryer disa trajnime për raste urgjente.

“Janë trajnime për raste emergjente nga KFOR-i”, tha Qyqalla.

Lidhur me këtë rast nuk janë dhënë detaje shtesë nëse këto trajnime do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.