Pse vdesin më shumë burra nga coronavirusi sesa gra? Ekspertët japin shpjegimet e tyre

Ndërsa bota po përballet me krizën më serioze të shëndetit publik në një shekull, shkencëtarët dhe profesionistët mjekësorë po përpiqen të kuptojnë se kush është më i prekuri nga Covid-19 dhe pse.

Por po shfaqet një trend i qartë: Burrat kanë shumë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundja sesa gratë.

Dhe siç shkruan France24, ky është një model që ndodh pothuajse në çdo vend, ndërsa studiuesit filluan me mbledhje të të dhënave nga autoritetet shëndetësore kombëtare.

“Ne po shohim me secilin vend që na siguron të dhëna të ndara nga gjinia që burrat kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga virusi”, ka thënë profesoresha Sarah Hawkes, drejtoreshë e Qendrës UCL për Gjini dhe Shëndet Global në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa shumë theks iu vu fillimisht të moshuarve ose atyre që kanë kushte shëndetësore para-ekzistuese si të rrezikuar nga vdekja nga virusi, tani është duke u bërë e qartë se të qenurit mashkull është gjithashtu një faktor.

Të dhënat nga Kina së pari zbuluan një hendek gjinor në vdekje, me 64 për qind të të sëmurëve meshkuj që vdesin në krahasim me 36 për qind të grave, sipas iniciativës Global Health 50/50.

Ndërkohë edhe shifrat nga Franca, Gjermania, Italia, Koreja e Jugut dhe Spanja e kanë konfirmuar modelin në fjalë, përcjell Telegrafi.

Në dy vendet evropiane të goditura më së shumti, 71 për qind e vdekjeve të Covid-19 në Itali ishin meshkuj ndërsa në Spanjë pothuajse dy herë më shumë burra sesa gra.

“Padyshim, një pjesë e kësaj është biologjia por një pjesë e madhe e këtij ndryshimi nxitet edhe nga sjellja gjinore, siç janë nivelet shumë më të larta të pirjes së duhanit dhe pirjes së alkoolit, mes burrave në krahasim me gratë”, tha Hawkes për FRANCE24.

Në Francë, shifrat nga instituti i Shëndetit Publik tregojnë se, nga 1 mars deri në 22 mars, 57 për qind e vdekjeve të Covid-19 ishin burra me moshën mesatare 81 vjeç.

Por Hawkes tha që kur bëhet fjalë për kontraktimin e virusit, hendeku gjinor është shumë më pak i dukshëm – gratë kanë po aq rrezik sa burrat të infektohen.

Ndërsa është ende shumë herët për të përcaktuar pse hendeku gjinor po shfaqet, studiuesit tregojnë disa faktorë të mundshëm.

Të dhënat kanë treguar tashmë se coronaviruset e tjerë, të tilla si SARS (Sindromi i Rendit Akut i Rendshëm) dhe MERS (Sindromi i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme), kanë tendencë të prekin burrat në mënyrë disproporcionale.

Zgjedhjet e jetesës dhe sjelljet gjithashtu luajnë një rol, me burra më pak të ngjarë të kërkojnë ndihmë mjekësore në shenjat e para të sëmundjes ose të ndjekin këshillat e shëndetit publik.

Studimet tregojnë se burrat gjithashtu kanë më pak të ngjarë të lajnë duart ose të përdorin sapun.

Ata gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të kenë “sjellje të rrezikshme”, siç janë pirja e alkoolit dhe pirja e duhanit, që do të thotë se burrat kanë një incidencë më të lartë si të sëmundjeve pulmonare, ashtu edhe të atyre kardiovaskulare.

Pastaj ekzistojnë faktorët biologjikë, me hormonet, veçanërisht estrogjenin, që luajnë një rol në rritjen e përgjigjes antivirale të grave.

Struktura gjenetike është një tjetër faktor i rëndësishëm, me një numër të konsiderueshëm gjenesh që rregullojnë përgjigjen imune të koduar në kromozomin X, nga të cilat gratë kanë dy ndërsa burrat kanë vetëm një.

“Ne e dimë se sistemet imune të grave funksionojnë ndryshe nga burrat – në fund të fundit, trupat e grave janë të dizajnuar për të ‘mirëpritur’ një fetus për nëntë muaj në një kohë pa u refuzuar si një organ i huaj”, ka thënë tutje Hawkes.

Ndërsa Dr. Sabra Klein, një imunologe dhe specialiste për gjininë dhe sëmundjet infektive në “Johns Hopkins School of Public Heath”, foli për arsyet e mundshme që burrat të rrezikojnë më shumë të vdesin nga Covid-19.

“Në përgjithësi, gratë kanë reagime më të mëdha imune ndaj një sërë virusesh, si dhe agjentëve të tjerë infektivë sesa burrat”, thotë Dr. Klein.

“Ka dallime biologjike në sistemin imunitar midis burrave dhe grave që ndikojnë në aftësinë tonë për të luftuar një infeksion”, tha ajo, duke treguar mostrat e gjakut nga Kina të mbledhura nga pacientët Covid-19.

“[Këto mostra] sugjerojnë kiminë tonë të gjakut dhe numri i qelizave imune, në të vërtetë, ndryshojnë midis burrave dhe grave, gjë që mund të kontribuojë në disa nga dallimet gjinore që ne po vëzhgojmë në ashpërsinë e sëmundjes”.

Ndërkohë, studiuesit janë duke u kërkuar vendeve që të japin të dhëna specifike mbi dallimet gjinore dhe të moshës kur bëhet fjalë për regjistrimin e vdekjeve, veçanërisht në SHBA dhe Britani.

Të dhëna të tilla duhet të përdoren për tu dhënë formë mesazheve publike, tha Dr. Klein.

“Jam e zhgënjyer që shumë nga zyrtarët e shëndetit publik në të gjithë botën nuk po flasin se të qenurit mashkull është me të vërtetë një faktor rreziku për një rezultat më të rëndë dhe, veçanërisht, të qenit një mashkull më i vjetër”.

Ajo më pas ka thënë se këshilla të tilla për shëndetin publik janë kritike kur nuk ka ilaç për të parandaluar ose vaksinuar për të ndihmuar në kurimin e virusit.

“Pra, nëse më shumë burra të moshuar do ta dinin këtë, ose bashkëshortët e tyre do ta dinin këtë, kjo mund të nënkuptojë se ata do të ishin më vigjilentë, dhe gjithashtu do të përfitonin nga kujdesi shëndetësor, ndërsa gjithashtu do të praktikonin një higjienë të mirë”