“Pse urgjenca për pikën 7″| A po paralajmëron Haki Abazi hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend?

Ish zëvendëskryeministri Haki Abazi ka denoncuar kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e djeshme mbi Aneksin në Ohër.

Abazi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shtruar një varg pyetjesh, përfshirë edhe atë për Nenin 7.

“Pse urgjenca për zbatim të pikës 7-vetëm?” , pyeti Abazi.

“A ka të drejtë FSK të paraqitet në komunat veriore të vendit? A do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovës, kur?”, vazhdon pyetjet ai.

Borrell kishte deklaruar mbrëmë se Kosova ishte pajtuar të niste menjëherë punën që do të çonte drejt zbatimit të këtij neni që fliste për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

Postimi i plotë:

Pyetje që silllen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës:

Kush e propozoi Ohrin dhe pse nuk është propozuar Prespa?

Pse jo Selaniku apo Vjena?

Pse nuk ishte Rama në takim?

A do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovës, kur?

Çfarë do të ndodhë nëse njësia speciale shkon në Veri të Kosovës, a do të ketë barrikada të Veselinovicit, Radojcicit dhe Rakicit?

A ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë?

Pse urgjenca për zbatim të pikës 7- vetëm?

A do të vetmenagjojnë komunat Serbe nëpërmejt strukturave të tyre “Komunat paralele” që sot menagjojnë apo ato do të shuhen dhe do të krijohen të reja?

Përmendja e të zhdukurve nuk është ballafaqim me të kaluarën, as lejimi i kthimit të mbetjeve mortore, nuk është ballafaqim me të kaluarën ne fakt është tentim për të tejkaluar të kaluarën.