takimi
Pse u takuan Duda Balje, Albin Kurti dhe Mytaher Haskuka?
Deputetja e Kuvendin e Kosovës, Duda Balje është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetarin aktual të Prizrenit Mytaher Haskukën.
Për këtë takim ajo njoftoi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Balje tha se takimi u zhvillua për të diskutuar në lidhje me planet që ata kanë për qytetin e Prizrenit.
“Këta djem dhe unë po planifikojmë të bëjmë diçka të mirë për qytetin tonë, Prizrenin”, ka shkruar Balje.