Pse Trump e dekoroi Grenellin për Marrëveshjen e Washingtonit? (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dekoruar me medaljen për “Siguri Kombëtare” Richard Grenell deri tani i Dërguar Presidencial për bisedimet Kosovë-Serbi.

Në arsyetimin e dhënë për këtë dekorim, presidenti në ikje thotë se Grenell është meritor i jashtëzakonshëm në arritjen e pajtimit ekonomik Kosovë-Serbi të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Në Prishtinë liderët institucionalë nuk është se e kanë komentuar ndarjen e medaljes për Grenell i cili nga tetori i vitit 2019 ishte zyrtarisht i Dërguar i Posaçëm Presidencial për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi.

Drejtoresha e Platformës CiviKos, Donika Emini, thotë se dekorimi i emisarit presidencial me medalje bëhet për rritje të reputacionit të politikës së jashtme të Administratës Trump e cila është në ditët e saj të fundit.

Më 20 janar 2021 në Washington betohet për president të ri të SHBA-ve demokrati Joe Biden.