gratë

Pse tradhtojnë gratë

Pabesia e burrave mund të tërheqë më shumë vëmendje, por kur është fjala për mashtrimin as gratë nuk janë imune. Burrat tradhtojnë dhe po ashtu edhe gratë. Në vijim ua sjellim disa nga arsyet se pse gratë tradhtojnë. Kur jemi te tradhtia, ka një numër të madh mitesh dhe keqkuptimesh. Pikë së pari, pabesia nuk lidhet vetëm me seksin apo kontaktin fizik. Dhe së dyti jo vetëm meshkujt tradhtojnë.

Edhe femrat gjejnë komfort dhe kënaqësi jashtë martesës së tyre. Madje edhe aq shpesh sa e bëjnë burrat, thotë terapistja e familjes dhe e martesave Sarah Cook Ruggera nga San Diego. Rreth 66 përqind e burrave tradhtojnë por edhe 55 përqind e grave poashtu. Këto janë shifra shumë të përafarta me njëra tjetrën.

Cyber-Tradhtia

Cyber tradhtia ka të bëjë me tradhtitë që nuk e përfshijnë dhomën e gjumit apo kontaktin fizik. Bisedat online, pa bërë seks ose pa e parë personin tjetër, janë një akt tradhtie dhe pabesie. Studimet e bëra te çiftet që kanë pasur problemin e tradhtisë online, kanë arritur në përfundimin se definitivisht edhe bisedat online me një partner tjetër konsiderohen tradhti. Gratë tradhtojnë sikurse edhe burrat. Ja 4 arsye se pse gratë e kryejnë aktin e tradhtisë.

Që të dalin nga një lidhje e keqe

Femrat që tradhtojnë duan që të dalin nga lidhja e keqe që e kanë, në të cilën nuk gjejnë më kënaqësi, por nuk dinë se si ta bëjnë. Nganjëherë është shumë e vështirë të thuash se e dëshiron ndarjen prandaj ato zgjedhin tradhtinë. Pabesia është një mënyrë me të cilën femrat e sabotojnë lidhjen e tyre, për shkak se janë të palumtura dhe të pakënaqura.

Që të gjejnë shkëndija

Problemet financiare, faturat, lodhja dhe fëmijët shpesh janë shkaktarët që e thyejnë një martesë. Romanca humbet ditë pas dite nga rutina. Edhe pse nuk duan të përfshihen në një aferë jashtë-martesore, tundimi nga një lidhje e re që ndez shkëndija është shumë i madh.

Pakënaqësia seksuale

Nëse seksi nuk është i kënaqshëm, një femër nuk ndihet e përmbushur emocionalisht nga lidhja e saj. Interesin e saj seksual mund ta zgjojë një mashkull tjetër. Kur nuk ka seks mjaftueshëm femra fillon të ndihet jo atraktive për partnerin e saj dhe fillon të mendojë se ai nuk e dëshiron më. Dhe kjo e largon nga partneri.

Hakmarrja

Nëse burri apo i dashuri i saj e ka tradhtuar, femrat tradhtojnë që të hakmerren. Kjo është një përpjekje për ta bërë partnerin e saj të ndjejë dhimbjen, zemërimin dhe xhelozinë që e kishte ndier ajo.