Pse shumë vende po i përziejnë llojet e vaksinave kundër COVID-19?

Vaksinat më të përdorura kundër COVID-19 janë krijuar që të administrohet me dy doza dhe pothuajse në të gjithë botën personat që kanë marr kësi lloj vaksine me dy administrime kanë marrë të njëjtën vaksinë.

Por kjo po ndryshon, pasi në shumë vende po lejojnë – dhe madje, në disa raste, inkurajojnë – vaksinimin e përzierje, me njerëzit që marrin një vaksinë dhe pastaj një të dytë të një firme tjetër. të martën, qeveria e Gjermanisë zbuloi se Kancelarja Angela Merkel kishte marrë dy vaksina të ndryshme, duke shtuar interesin në rritje për këtë praktikë, raporton The New York Times.

Disa kombe e kanë provuar këtë qasje nga nevoja, kur furnizimet e një vaksine specifike iu kishin mbaruan.

Kur ngriheshin pyetje në lidhje me sigurinë e një administrimit tjetër të vaksinës pasi disa njerëz kishin marrë tashmë dozat e tyre të para me një lloj vaksine tjetër.

Rregullatorët amerikanë deri më tani kanë hezituar të inkurajojnë këtë praktikë.

Por shkencëtarët dhe politikanët shëndetësorë janë të interesuar në mundësinë që administrimi i dy vaksina të ndryshme për të njëjtin person mund të ketë përparësi të konsiderueshme.

Zyrtarët shëndetësorë në një numër vendesh – përfshirë Gjermaninë, Kanadanë, Suedinë, Francën, Spanjën dhe Italinë kanë thënë se njerëzit që kanë marrë një dozë të vaksinës “AstraZeneca”, e cila ka qenë e lidhur me një çrregullim të rrallë të mpiksjes së gjakut, mund të marrin një vaksinë tjetër për dozën e tyre të dytë.

Në përgjigje të dërgesave të vonuara të vaksinës “AstraZeneca”, Koreja e Jugut njoftoi javën e kaluar se punonjësit e kujdesit shëndetësor që kishin marrë dozën e parë të asaj vaksine mund të merrnin vaksinën “Pfizer” si dozë të dytë.

Në përgjithësi, shkencëtarët thonë se ata presin që të dhënat të tregojnë se kjo qasje në dhënjen e vaksinës është e sigurt. “Siç kemi mësuar 18 muaj që e kemi prezent COVID-19, kurrë mos thuaj kurrë, por është vërtet e vështirë të racionalizosh çdo rrezik të ri që lidhet me atë që është me të vërtetë një qasje imunologjike themelore, e provuar dhe e testuar”, tha Daniel Altmann, një imunolog në Imperial Kolegji Imperial të Londrës.