Pse Sali Berisha po mungon në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit?

Nga pothuajse të gjithë liderët e shqiptarëve të vendeve të rajonit që po marrin pjesë në shënimit e 20 vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, po mungon ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Në ceremominë e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, të pranishëm përveç figurave qendrore ish-presidenti Bill Clinton, ish-serkretarja Madeleine Albright dhe gjeneralit Wesley Clark të pranishëm ishin edhe figura të tjera me peshë të madhe siç është ai ish presidentit kroat, Stipe Mesiq.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe liderët politikë nga Maqedonia e Veriut si Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, udhëheqësit e institucioneve të Shqipërisë, presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, në kohën kur marrëdhëniet e tyre janë tejet të tensionuara për shkak të vendimit të presidentit Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve në Shqipëri, shkruan Ballkani.info.

Nga pothuajse të gjithë politikanët shqiptarë që po marrin pjesë mungoi ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili nuk u pa në ceremoninë shtetërore të 20 vjetorit të çlirimit. Kjo mospjesëmarrje ngreh dyshime se mund të jetë për shkak të marrëdhënieve tejet të këqija në mes tij dhe presidentit Thaçi ku, kohëve të fundit janë bërë akuza e kundër akuza për vrasje, e tradhti kombëtare.

Arsyjet për mos pjesëmarrje të z.Sali Berisha në ceremoni mbeten të shihen në ditët në vazhdim. Po ashtu sot në Prishtinë nuk u pa as lideri opozitar nga Shqipëria, Lulzim Basha. /Ballkani.info/