Pse ra kënaqshmëria për Kurtin, Osmanin e Konjufcën?

7.7% më pak, qytetarët e Kosovës janë të kënaqur me punën e kryeministrit të Kosovës, Albin kurti.

Kjo statistikë është publikuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në edicionin e 23-të të përmbledhjes “Pulsi Publik”.

Në raportin e publikuar nga UNDP, del se në anketën e realizuar në prill të vitit 2022, qytetarët ishin të kënaqur me punën e kryeministrit 52.6%, ndërsa në periudhën e anketimit, tetor – nëntor 2022, kjo pëlqyeshmëri kishte rënie, në 44.9%

Analisti politik, Visar Ymeri, në një prononcim për Albanian Post, ka thënë se rezultatet e kësaj analize duhet marrë me rezervë, pasi që “situata tash kur po flasim mund të jetë ndryshe. Ka një distancë të madhe kohore prej zhvillimit të anketës në terren e deri te publikimi i të dhënave”.

Periudha e realizimit të anketës, përfshinte një kohë të vështirë për qytetarët e Kosovës, “është një periudhë e rritjes enorme të çmimeve dhe e një menaxhimi katastrofal që qeveria atëbotë i bëri pakënaqësive sociale (greva e arsimtarëve). Edhe në sondazhet e atëhershme shihej një rënie e madhe e popullaritetit për LVV-në dhe Kurtin si Kryeministër”, ka thënë Ymeri.

“57.18% e respodentëve janë deklaruar të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin ekonomik që ka marrë vendi, ku 3 problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova janë renditur papunësia, varfëria dhe çmimet e artikujve bazë”.

Vështirësitë ekonomike, kanë reflektuar në rënien e popullaritetit për punën e secilit institucion në Kosovë, veç e veç.

6.2% më pak të kënaqur, qytetarët janë edhe me punën e kabinetit qeveritar. Nga 47.2% sa ishte në prill të vitit 2022, në 41% në tetor-nëntor të atij viti.

1.6% më pak e kënaqshme për qytetarët është vlerësuar edhe puna e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Puna e Kuvendit ishte 11.1% më pak e kënaqshme gjithashtu, ndërsa puna e kryetarit të Kuvendit është vlerësuar 3.6% më pak e kënaqshme.

“Nga Pulsi Publik shihet se gati se secila komponentë e matur ka rënie. Si i tillë Pulsi Publik e paraqet një gjendje të thellë të pakënaqësisë së qytetarëve me jetën në Kosovë në atë periudhë”, ka deklaruar Ymeri.

6.9% më pak, qytetarët besojnë se mund të bëjnë ndryshime në politikë me votën e tyre.

“Në pyetjen nëse vota e tyre mund t’a ndryshojë situatën politike në Kosovë, 31.2% e të anketuarve deklaruan se besojnë se vota e tyre mund të sjellë ndryshime, krahasuar me 38.1% në prill 2022, 29.4% në vjeshtën 2021″, thuhet në raportin e UNDP-së.

“E kështu mund të lexohet edhe zhgënjimi i qytetarëve me mundësinë e ndryshimit përmes votës. Ka qenë një besim i lartë në vitin 2021 se ndryshimi për të mirë dhe transformimi rrënjësor politik e ekonomik do të vie me ardhjen e Kurtit në qeverisje. Prandaj edhe i fitoi LVV mbi 50% të votave”, ka shpjeguar Visar Ymeri.

“Por tash pas dy vjet qeverisje qytetarët po e shohin se një ndryshim i tillë nuk ka ardhur. Çfarë po shohin është vazhdimësi. Në këtë drejtim shpresa për një ndryshim rrënjësor me votë vyshket. Pyetja që duhet shtruar është, a kanë qenë pritjet reale?”.

Rritje, prej 0.6%, në numrin e këtij “Pulsi Publik” të UNDP-së, ka pasur perceptimi i qytetarëve për korrupsion në Qeveri.

Në prill të vitit 2022, 19.5% e qytetarëve mendonin se “ka korrupsion në qeverinë e Kosovës”, gjashtë muaj më vonë, në anketën e realizuar në periudhën tetor-nëntor 2022, mendimi i tyre kishte ndryshuar. 20.10 % e të anketuarve besojnë se ka korrupsion në qeveri.

Se, përse ka rënë kënaqshmëria për Kurtin, Osmanin e Konjufcën, “arsyet janë të qarta dhe i dinë të gjithë”, thotë Shkodran Ramadani, politikolog, në një prononcim për Albanian Post.

“Ato fillojnë dhe mbarojnë me dështimin e qeverisë për t’i realizuar jo vetëm premtimet e veta, por edhe për t’u përballur me sukses me inflacionin dhe krizën ekonomike”.

Ramadani, vlerëson se jo vetëm dështimi i realizimit të premtimeve që ka bërë Kurti gjatë fushatës elektroale ka ndikuar që qytetarët të jenë më pak të kënaqur me punën e tij, por edhe veprimet krejtësisht të kundërta me zotimet e tij.

“Çdo herë, gjithnjë e më shumë qytetarë e kanë parë dhe përjetuar në lëkurën e tyre të vërtetën e hidhur të kësaj qeverie në raport me nepotizmin, klientelizmin, kompetencën dhe vendosmërinë”, thotë Ramadani.

“Muaji i Mjaltit i kësaj qeverie po merr fund. Një pjesë e votuesve të saj janë çmagjepsur dhe ky trend do të vazhdojë edhe më tej, nëse qeveria nuk ndryshon sjellje”.

Madje, fitoren e 14 shkurtit të vitit 2021, Ramadani e vlerëson si “ekstazë kolektive” e cila ashtu si çdo drogë tjetër, nuk mund ta ndryshojë realitetin, e as t’i mbajë të hipnotizuar qytetarët gjatë gjithë kohës.

“Për mua pyetja mbetet, pse ka veç kaq pak rënie të kënaqshmërisë. Një shpjegim është tek migrimi i njerëzve, bashkë me të cilët ikë edhe një pjesë e pakënaqësisë së qytetarëve”, tregon Ramadani për Albanian Post.

Shkak për këtë “rënie të ulët të kënaqshmërisë”, Ramadani fajëson edhe opozitën.

“Nëse partitë opozitare janë aktive, ky trend mund të përshpejtohet. Nëse jo, atëherë qeveria do të ketë komoditet edhe më gjatë, do të jetë e pa sfiduar dhe do të qeverisë me vendin edhe për më shumë mandate”, përfundon Ramadani.

Rezultatet e “Pulsit Publik” të 23-tit me radhë të cilin e publikoi UNDP, të premten, i ka komentuar edhe analisti Gazmir Rraci.

“Pritjet e qytetarëve janë të mëdha sepse problemet kanë qenë të shumta që janë akumuluar me vite dhe natyrisht njerëzit mendojnë që tashmë për një periudhë të shkurtër të qeverisjes ka mund të bëhet më shumë nga Kryeministri dhe qeveria e tij”, ka thënë Rraci për Albanian Post.

Rraci është i bindur që ky vit është përcaktues për fillimin e shumë ndryshimeve që do të sjellë qeveria e Kosovës.

“Inflacioni për shkak të luftës në Ukrainë dhe pandemia COVID 19 kanë pas efekt edhe në dinamikat e qeverisjes sepse shumë energji është kanalizuar për ballafaqim me këto sfida”, ka përfunduar ai.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar këtë të premte edicionin e 23-të të përmbledhjes “Pulsi Publik”.

Në këtë përmbledhje janë pasqyruar gjetjet për dhjetë treguesit kyç në lidhje me çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike.

Gjetjet, thuhet se janë bazuar në anketat gjashtëmujore të opinionit në Kosovë të cilat janë kryer dy herë brenda vitit, me të anketuar mbi moshën 18 vjeçare.

Anketa e parë është realizuar nga 21 tetori deri më 3 nëntor të vitit të kaluar, në të gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa e dyta në prill të vitit 2022. Gjetjet e paraqitura në këtë përmbledhje të UNDP-së bazohen në anketën e opinionit me 1,306 të anketuar në Kosovë.