Pse Qëndresa dhe Labi nuk publikojnë fotografi të vajzës?

Labinot Gashi – Labi është një nga moderatorët më të njohur të ekraneve tona, i cili tashmë ka disa vite karrierë në televizion.

Ashtu si është i suksesshëm në profesion, duket se njësoj është edhe në jetë, pasi Labi është shumë i lumtur pranë gruas së tij Qëndresës dhe vajzës së tyre, Rroas.

Diçka që nuk i ka ikur syrit të ndjekësve të tyre në rrjete sociale është padyshim, se çifti shumë rrallë postojnë imazhe të vajzës dhe për këtë ata kanë një arsye shumë të fortë.

Qëndresa është përgjigjur në pyetjen e ndjekësve të saj, se pse nuk e shfaqë në fotografi të voglën, duke thënë se duan t’ia ruajnë asaj privatësinë.

Për disa fytyra publike, paraqitja e fëmijëve në rrjete sociale nuk është ideja më e mirë dhe sigurisht kanë të drejtë.