Pse po qëndrojnë portretet e diktatorëve koreanë krah rilindasve shqiptarë? (VIDEO)

Pranë Jeronim De Radës, është vendosur edhe fotografia e Kim Jong Il, derisa afër portretit të Naim Frashrit është i biri i ish-diktatorit verikoreann, Kim Jong Un.

Dy liderët komunistë, të njohur për diktaturën që instaluan në vendin e tyre, u radhitën krahas dy figurave të shquara të rilindjes kombëtare shqiptare.

Për me tepër se kaq dy komunistët, po qëndrojnë gjithandej nëpër hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

E gjithë këto fotografi koreanësh u vunë këtu për ekspozitën “Gardianët e Parajsës”, që është instalacion fotografik i regjisorit norvegjez, Morten Travik.

Megjithatë as për njohësit e kësaj fushe, ky lloj arti i Travik-ut, nuk është edhe aq i kuptueshëm.

loading…