Pse parfumi juaj nuk mban erë dhe ç’mund të bëni që t’ju zgjasë gjithë ditën

Ka diçka që e lidh ngushtë dimrin me aromat dhe na bën ne të mos dalim nga shtëpia pa hedhur parfumin tonë të preferuar. Çfarë duam pas kësaj? Të na zgjasë pafundësisht dhe të gjithë ta ndjejnë sa e adhurueshme është aroma jonë. 

Pse nuk ka ndodhur diçka e tillë deri tani, ndonëse keni investuar në një parfum të mirë?

Jo domosdoshmërisht duhet të fajësoni parfumin sepse nëse doni që ai të zgjasë ka mënyra të sakta dhe të gabuara për ta bërë këtë. Kini parasysh që parfumet që kanë dru në përbërjen e tyre kanë tendencën të zgjasin më shumë se ato me bazë qitroje, lulesh apo aromat jeshile.

Gabimi i parë është: S’po e aplikoni në vendet e duhura! 

Parfumi sprucohet në pjesët që marri më shumë nxehtësi, si pulset, anët e qafës, kyçet e duarve dhe mbrapa gjunjëve.

Gabimi i dytë: S’jeni hidratuar mjaftueshëm.

Ka një lidhje mes regjimit të lëkurës dhe zgjatjes në kohë të parfumit sepse aromat nuk fiksohen mirë nëse vendosen në lëkurë të thatë. 

Gabimi i tretë: S’e keni lënë në një vend të përshtatshëm

E dini që edhe parfumet kanë një datë skadence? Nëse ato ndryshojnë ngjyrë, teksturë me shumë mundësi e kanë humbur fuqinë e tyre. Për t’i mbajtur sa më gjatë vendosini në një vend të errët, me temperaturë normale, por larg kondicionerëve apo të nxehtit të frikshëm.

Çfarë mund të bëni që aroma të ndihet gjithë ditën?

Merrni vaselinën dhe masazhoni një sasi të vogël të sajën në pikat tuaja të pulsit në duar, në qafë, ose edhe në vendet që preferoni të hidhni parfum. Më pas aplikoni parfumin mbi vendet ku keni vendosur vaselinën.

Pse është një ide brilante?

Njësoj si në kozmetikë, parfumet kanë nevojë për një primer (bazë) për ta ndihmuar produktin të qëndrojë sa më gjatë në lëkurë. Vaselina ka pikërisht këtë funksion: është shumë e pasur dhe hidratuese, një kombinim që ja del të mbajë aromën e parfumit tuaj në vendin ku e aplikoni.