Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 3”, Bardhi është suprizuar nga motra e tij, e cila i dha disa këshilla në lidhje me lojën që po bën.
Nga ana tjetër, Afërdita nuk pranoi që të takonte të dashurën e këngëtarit, Sarën, duke u shprehur se ajo dhe familja mbështesin çdo vendim të Bardhit.
Pas përfundimit të spektaklit, Meriton Mjekiqi ka folur me Sarën dhe ka komentuar veprimin që bëri motra e Bardhit. Sipas tij, Afërdita ka parë disa gabime që ajo ka bërë në raport me këngëtarin.
Ndërsa Sara u shpreh se ka momente që e përfshin lojën në veprimet e saj përveç marrëdhënies që ka me Bardhin. Ajo shtoi se e din kush është dhe nëse familjarët e partnerit të saj do kenë interesin që ta njohin jashtë, ata do ta mësojnë se kush është ajo në të vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Pse mendon ti që nuk të takoi sot motra e Bardhit?
Sara: Nuk e di, ti pse mendon?
Meritoni: A e ke menduar ndonjëherë?
Sara: Jo, por ti pse mendon? Ti si shok i mirë ma jep përgjigjen
Meritoni: Unë mendoj që ndoshta ka parë disa gabime që ke bërë ti ndaj raportit me Bardhin
Sara: Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjellja ime deri tani. Ka momente që unë fus lojën në veprimet e mija përveç marrëdhënies time, dhe unë jam shumë e ndërgjegjshme për këtë gjë. Por unë e di kush jam jashtë dhe nëse ata do kenë interesin të më njohin do e mësojnë shumë mirë se si jam.
Pas bisedës me Meritonin, Sara ka folur edhe me Ilnisën sërish për këtë temë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Ilnisa: Të erdhi keq që nuk takove motrën e Bardhit?
Sara: Jo e prisja sepse e nuhas çfarë figure kam jashtë.
Ilnisa: Kjo të shqetëson më shumë ëë?
Sara: Jo, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku kohë, e di që më kuptojnë. Ndërsa për familjarët e tij jashtë këtyre mureve, s’do jem në lojë. Kurse këtu jam e vetëdijshme që lojën e kam futur në shumë veprime të miat.
Ilnisa: A je gati të krijosh një lidhje serioze me Bardhin?
Sara: S’do e kisha nisur fare nëse nuk do e kisha këtë mendje. Kam thyer ca porosi, ca gjëra për të nisur këtë gjë. E pe si po qaja dje, po qaja se po thosha pse s’më vjen një i familjes që të më konfirmojë këtë gjë që po bëj. Fakti që nuk kanë ardhur, më duket sikur janë duke më mbajtur inat për porositë që më kanë dhënë dhe nuk i kam mbajtur edhe u preka shumë.







