“Pse nuk del në media?”/ Grenell për Blinken: Ai ka lidhje të forta me Soros, por askush nuk flet

Gjatë fjalës së tij në Konferencën për Aksionin Politik të Konservatorëve në SHBA, ku i ftuar ishte edhe ish-presidenti Donald Trump, ambasadori Richard Grenell tha se Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, ka lidhje të ngushta me George Soros.

Ai tha se nuk e di pse kjo gjë nuk ka dalë në media, ndërsa zbuloi se prindërit e Sekretarit Blinken kanë investuar në qendrën ‘George Soros’, një program të quajtur ‘Qendra Blinken’.

“Nuk e di a e dini këtë, por prindërit e Sekretarit Blinken kanë themeluar në qendrën ‘George Soros’, një program të quajtur ‘Qendra Blinken’. Shikojeni pak, kjo gjë nuk ka dalë kurrë në media.

Si është e mundur që Sekretari i Shtetit ka një marrëdhënie kaq të ngushtë me George Soros dhe kjo nuk raportohet? Dhe tani ai po përdor si armë kufizimet për udhëtimet në SHBA nga Ballkani dhe Europa Lindore dhe del i palagur nga kjo?

Kam kontaktuar disa gazetarë të DASH dhe më kanë thënë se është e komplikuar. Sigurisht, u kam thënë, por e dini çfarë, ju duhet të raportoni për këtë. Por kjo thjesht nuk ndodh,” tha Grenell në konventën e republikanëve.