Pse njerëzit nervozohen kur janë të uritur? Zbuloni pse ndodh kjo

Shumë herë mendojmë se nervat që krijohen kur jemi të uritur janë në mendjen tonë dhe kombinimi i acarimit dhe urisë nuk ekziston. E megjithatë është e vërtetë sipas asaj që ka treguar shkenca, pasi dëshirat tona për ushqim mund të ndikojnë në emocionet tona në nivel të përditshëm.

Kryesisht femrat ndihen të irrituara kur stomaku i tyre është bosh dhe reagojnë fuqishëm, ndërsa pas ngrënies gjendja e tyre bën një kthesë 180 gradë. Sipas një studimi më të ri, të publikuar në PLOS ONE, ndjenja e urisë mund të na mbushë me ndjenja zemërimi, duke rritur nervozizmin.

Ky hulumtim është gjithashtu i pari që tenton të hetojë këtë korrelacion midis urisë dhe zemërimit në jetën tonë të përditshme. Studimi nga Universiteti Anglia Ruskin dhe Universiteti i Shkencave Shëndetësore Karl Landsteiner, zbuloi gjithashtu se kur jemi të uritur, nivelet e kënaqësisë ulen gjithashtu.

Eksperimenti në të cilin bazohen rezultatet e këtij hulumtimi përbëhej nga përvojat e pjesëmarrësve në reality show-t për mbijetesë. Ekipi hulumtues gjithashtu studioi 64 të rritur evropianë, të cilët regjistruan nivelet e tyre të urisë së bashku me masa të ndryshme të mirëqenies së tyre emocionale për 21 ditë.

Me ndihmën e një aplikacioni smartphone, pjesëmarrësit regjistronin këto të dhëna pesë herë në ditë, duke lejuar mbledhjen e të dhënave në kushte normale si në punë dhe në shtëpi. Siç zbuluan rezultatet, efektet e ndjenjës së urisë në emocionet shpërthyese, si zemërimi dhe nervozizmi, por edhe në ndjenjën e kënaqësisë ishin vendimtare.