“Pse me të taku ty, kush je?”, Gashi tregon arsyen pse nuk po e takojnë ish-shefin e tij në SHBA

Analisti politik, Shkëlzen Gashi ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, për të cilat tha se ka dy vërejtje.

Gashi në T7 tha se së pari duhej të paralajmërohej se si do jenë takimet e Kurtit në SHBA, mirëpo sipas tij, ky i fundit është nisur për të pasur vizita të tilla me kongresist e senatorë. Ndërkohë thotë se ka menduar se gjatë qëndrimit të tij atje do të mund të aranzhojë ndonjë takim me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

“Unë i kam dy vërejtje. E para: ndoshta është dashtë me bo një paralajmërim, me na tregu se pse po shkon atje dhe me kë do të takohet. Psh, ky takoi senatorë kongresmenë e diasporë e me na tregu që që qishtu ka me qenë vizita.

Por, si duket, këta kanë planifiku kështu: ne po nisemi kështu, e nashta sa të jemi atje e bëjmë ndonjë takim. Është lojë palidhje. Nuk duhet me i bo senet qysh i kanë bo politikanët paraprak. Ndoshta ata i kanë blerë ato fotografi, ndoshta dikush dhënë diçka, dikush asociacion, dikush demarkacion, dikush gjykatë speciale”, tha Gashi.

Tutje ai tha se arsyet pse Kurti nuk po takohet me zyrtarët e lartë në SHBA është se kryeministri Kurti nuk u ka dhënë asnjë indikacionin për zgjedhjen e procesit të dialogut.

Sipas tij, nëse nuk premton diçka, atëherë zyrtarët e lartë në SHBA nuk kanë arsye ta takojnë Kurtin.

“Ky(Kurti) nuk po jep indikacionin që është t’u dashtë me lshu pe në procesin e dialogut, qata edhe nuk e takojnë. Pse me të taku ty, kush je ti? Nëse nuk po na jep diçka, s’po na premton diçka që ki me zgjedh problemin qysh është dialogu atëherë pse me taku.

E dyta: Dy javë vizitë, pse po e zgjat aq shumë, Kryeministri i vendit më të varfër e me më së shumti probleme në Evropë”, tha Gashi.