Pse mbretëresha e Britanisë i feston dy ditëlindje në vit

Është ëndërr e çdo fëmijë që t’i kenë dy ditëlindje brenda vitit, por është një realitet për mbretëreshën Elizabetë II, të Britanisë së Madhe. Ditëlindja e saj e vërtetë është data 21 prill, por ajo e feston ditëlindjen edhe me datën 9 qershor.

Pse ndodh kjo? Mbretëresha Elizabeth II ka lindur më 21 prill të vitit 1926, por ditëlindja e saj publikisht festohet më 9 qershor.

Ditëlindja e dyfishtë e monarkëve britanik filloi të praktikohet para 251 viteve ,pra në vitin 1748, e kjo për një arsye mjaftë të çuditshme, e që është moti.

Mbreti George II, ishte i lindur në muajin nëntor, por nuk donte që ditëlindja e tij të festohet në një ditë me re e me shi. Në përpjekje që t’i shmanget kohës së keqe, ai vendosi që ditëlindjen ta festojë në muajin qershor. Dhe kështu tradita vazhdoi nga të gjithë monarkët e Britanisë, dhe e festuan datëlindjen e tyre me datën 9 qershor, në të njëjtën datë që mbreti George II e festonte datëlindjen e tij.

Fakti që Elizabeta II i ka dy datëlindje, njërën e feston me njerëzit e afërt, tjetrën me popullin. Edhe pse ditëlindja e saj e vërtetë, 21 prill nuk është festë zyrtare në Britani, ushtarët bëjnë përshëndetjet e tyre me armë për nder të saj. Ndërsa festimi i vërtetë ndodh në muajin e gjashtë të vitit.

Mbretëresha në ditëlindjen e saj të muajit qershor, i fillon festimet në Pallatin e Buckingamit, dhe pastaj vazhdon në kopshtin britanik të kuajve, ku edhe mbahet parada e kuajve. Gjatë festimeve, 1400 ushtarë mblidhen për ta nderuar, 200 kuaj dhe 400 muzikantë. Pjesëmarrësit në të shumtën e rasteve, janë anëtarë të familjes mbretërore britanike.