Pse kompania Koha e hoqi intervistën me drejtorin e Bankës Botërore i cili e demanton Kurtin për rezervën shtetërore?

Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas një interviste të drejtorit të Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli i cili ka thënë se Qeveria e kaluar e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka lënë në rezervë shtetërore 450 milionë euro.

Por, Gjini e ka quajtur gabim se pse Koha e ka hequr këtë intervistë nga faqja e vet.

“Qeveria Kurti ka folur shumë për shpenzimin e rezervave shtetërore nga ish qeveria. Shumë prej nesh kemi argumentuar se ato deklarata ishin mashtrim dhe se qeveria e kaluar ka lënë rezervë prej pothuajse 450 milion euro. Ndëgjojeni se çka thotë Banka Botërore pikërisht për këtë çështje dhe vlerësoni vet se kush ka gënjyer dhe manipuluar me opinionin publik. Koha bëri gabim që e hoqi nga faqja e vet këtë intervistë”, ka shkruar Gjini.

Shtrohet pyetja pse kompania e Veton Surroit e hoqi këtë intervistë pas 30 minutash? A ka të bëjë kjo me faktin se Mantovanelli ia hodhi poshtë propagandën Kurtit se Haradinaj i shpenzoi rezervat shtetërore?