Pse kampet e Ukrainës i trajnojnë të rinjtë për të vrarë? (FOTO)

Përgjigja është e shkurtë – për të mbrojtur vendin e tyre nga rusët dhe për të rritur nacionalizmin, transmeton Ballkani.info

Në këto kampe, ata “nuk llogarisin separatistët, të vegjlit e gjelbër, pushtuesit nga Moska, si njerëz”.
Kampistët, disa të veshur me veshje luftarake, me kujdes synojnë pushkët e tyre për sulm.

Instruktori i tyre ofron këshilla: “Mos e mendoni objektivin tuaj si qenie njerëzore.”

Shumica janë në adoleshencë, ndërsa disa të tjerë janë fëmijë rreth moshës 8 vjeçare. Ata janë në një kamp të krijuar nga një grup nacionalist radikal ukrainas, i fshehur në një pyll në perëndim të vendit.

Kampi ka dy qëllime: të trajnojë fëmijët për të mbrojtur vendin e tyre nga rusët dhe simpatizuesit e tyre – dhe për të përhapur ideologjinë nacionaliste.

 

“Ne kurrë nuk i drejtojmë armë njerëzve,” thotë mësuesi Yuri “Chornota” Cherkashin. “Por ne nuk i konsiderojmë separatistët, të vegjlit e gjelbër, pushtuesit nga Moska, si njerëz, kështu që ne mund dhe duhet t’i drejtohemi”.

Nacionalistët janë akuzuar për dhunë dhe racizëm, por kanë luajtur një rol qendror dhe vullnetar në konfliktin e Ukrainës me Rusinë dhe kanë mbajtur lidhje me qeverinë.

Këtë vit, Ministria e Rinisë dhe Sporteve caktoi fonde me rreth $ 150,000 (rreth 4 milionë hryvnias) për të financuar disa nga kampet e të rinjve në mesin e tyre dhjetra të ndërtuara nga nacionalistët.
Qëllimi, sipas ministrisë, është “edukimi kombëtar patriotik”. /Ballkani.info/

 

 

rajni