“Pse je si Gigi Hadid?”, Xhesika Berberi ia mbyll gojën komentuesit

Xhesika Berberi ka një përgjigje për të gjithë ata që i thonë se duket si Gigi Hadid.

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, jo rrallëherë është komentuar për ngjashmërinë e madhe me Gigi Hadid.

Së fundi, dikush nga ndjekësit ia përsëriti asaj pyetjen e zakonshme “Pse je si Gigi Hadid?”.

Ndërsa, përgjigja e modeles shqiptare ishte “Pse është ajo si unë po mendon? Unë jam më e madhe se ajo dhe 100% natyrale”.